Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kukësit, ku foli fillimisht për merkaton, duke vlerësuar afrimet e reja të klubit kryeqytetas.
Ironia për Longon: “Trajneri Lango, Longo më falni, ka parë shumë filma me spiunë.
Kemi pirë kafe me stafin e Partizanit në kompleksin ku zhvillojmë stërvitje dhe kaq.
Nuk shkojmë t’i shohim trajnerit të Kukësit stërvitjen. Longo është shumë i mirë, por me sa duket edhe me gojë. Ka ndodhur herë të tjera që ne jemi stërvitur përpara, por ne nuk e kemi pasur këtë problem”, ka thënë Shkëmbi.