Ndonjëherë gjestet e një kampioni të madh maten më shumë në humbje sesa në fitore.
Lionel Messi nuk ishte i ftuar në mbrëmjen gala të FIFA-s për çmimet “The Best”, pasi nuk ishte fituesi (ceremonia ishte e kushtëzuar për shkak të pandemisë). Edhe pse e dinte që nuk do të ishte i pari, Leo e ndoqi nëpërmjet iPad-it të tij për gati një orë ceremoninë, në respekt të fituesit Robert Lewandowski.
Ishte një tjetër vlerësim për sulmuesin polak, për të cilin kishte thënë se e meritonte “Topin e Artë” gjatë ceremonisë së zhvilluar në Paris.
Lewandowski tashmë ka më shumë “The Best” (2020,2021) sesa Leo Messi (2019). I vetmi futbollist tjetër që ka fituar dy herë “FIFA The Best” ëhtë Cristiano Ronaldo (2016 dhe 2017).