Granit Xhaka edhe njëherë është rikthyer të komentojë ndeshjen e madhe mes Zvicrës dhe Serbisë.
Në Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi, Zvicra mundi Serbinë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me rezultat 2:1.
“Zviceranët na pyetën pse e kemi bërë shqiponjën, nuk e di as vet pse u dënuam nga UEFA dhe FIFA. Ndoshta pse nuk jemi 80 milionë banorë. Ndërkaq, serbët që festojnë me tre gishta, nuk dënohen”, ka thënë Granit Xhaka në një paraqitje “live” në “Instagram”.
“E kemi fajin pak edhe ne, sepse me tjerët jemi më ndryshe. Ne e kemi një të mirë, që gjërat i bëjmë në fushë dhe jo me fjalë. Muzikë kemi sa të duash, Rita Ora dhe Dua Lipa janë numër një. Kemi ec përpara, jo vetëm në sport e muzikë, por edhe në biznes”, tha Xhaka.