David Alaba është futbollisti i vetëm i arritur në verë dhe i padiskutueshëm në formacionin titullar të trajnerit të Real Madridit, Karlo Ançelotit. Alabas i janë dashur vetëm 27 ndeshje për të fituar titullin e parë me Realin e Madridin, Superkupën e Spanjës.
Për këtë lojtar të kesh sukses në vazhdimësi është brenda logjikës. Sepse që kur bëri kalimin e madhe në ekipin e parë të Bajernit, ai nuk ka fituar trofe vetëm në një sezon (2010-2011). Që atëherë, nuk ka pasur asnjë fushatë në të cilën David Alaba të mos ketë ngritur të paktën një trofe.
Alaba, në moshën 29-vjeçare, ka 28 trofe në karrierën e tij, një statistikë e jashtëzakonshme e destinuar për t’u rritur me transferimin e tij te Reali.
Nëse fiton La Ligan, për David Alaba-n, do të ishte titulli i 10 radhazi kampion, pasi ka fituar 9 me fanellën e Bajern Munihut.