Futbollist i ri i Dundee United, Florent Hoti, duket se do t'i bashkohet ekipit të Ligës së dytë skoceze, Dunfermline Athletic në formë huazimi.
21-vjeçari besohet se është afër kalimit në skuadrën që drejtohet nga John Hughes.
Ata janë në bisedime me mesfushorin.
Nëse marrëveshja realizohet, reprezentuesi i Kosovës U-21 me vlerësim të lartë do ta shohë pjesën tjetër të sezonit në ‘East End Park’, sipas ‘Daily Record”.
Hoti është paraqitur vetëm pesë herë në Premiership këtë sezon.