Qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi është larguar nga FC Prishtin.
Bekteshi ka arritur marrëveshje me klubin kryeqytetas që ta lirojnë nga kontrata për t’iu bashkuar familjes së tij në Norvegji.
Ai për skuadrën kampione ka zhvilluar 150 ndeshje duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Klubi i Prishtinës largimin e tij e ka zyrtarizuar nëpërmjet faqes së tyre në rrjetin social Facebook.