FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin e sotëm është akomoduar në hotelin Titanic në Lara.
Ekspedita e skuadrës “bardhekalër” ditën e sotme e ka kryer edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Abdulah Ibrakoviq.
“Si fillim futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit derisa pasdite janë planifikuar stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.
Gjendja e të gjithë futbollistëve është e mirë”, shkruan FC Prishtina.
Në përgatitje me Prishtinën shihet edhe futbollisti i njohur Agim Zeka që ne vjeshtë luajti te Drita si dhe ish-sulmuesi i Llapit, Adonis Aliu.