Kire Markoski, do të jetë përforcimi i radhës për Shkëndijën.
Futbollisti i FC Shkupit do të kalojë në radhët e skuadrës nga Tetova dhe do të forcojë sulmin e kampionit aktual. Skuadra tetovare, nuk arriti që të angazhojë Odise Roshin, andaj ka zgjedhur të firmos me tani ish futbollistin e FC Shkupit.
Kire Markoski, sonte ose nesër do të bashkohet me Shkëndijën në përgatitjet në Antali dhe të firmos kontratën e re me skuadrën tetovare.
Më parë, Markoski ishte pjesë e Rabotniçkit, Akademia Pandev, Spartak Trnavës, Karvinës dhe Ael Limasollit.