Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousman Dembele, duket se i ka ditët e numëruara në Katalunja.
Francezi nuk pranon të rinovojë dhe duket se ekipi anglez i Njukasëll po mendon të afrojë 24-vjeçarin.
Situata e ndërlikuar që po kalohet midis Barcelonës dhe Dembeles, pasi klubi i ka dhënë një ultimatum për të vendosur nëse do të rinovojë ose jo. Duket se francezit ky veprim si ka pëlqyer dhe nuk po pranon të hedhë firmën mbi kontratë.
Këtu ka hyrë në lojë Njukasëll, që po mendon të ngrejë një ekip të bazuar në paratë e sheikëve që kanë investuar për klubin. Duket se Dembele është kthyer në një objektiv për të, duke parë dhe situatën që po kalon francezi me klubin e tij aktual.