Futbollisti Xherdan Shaqiri është në qendër të vëmendjes.
Sipas raportimeve, klubi i Fenerbahçes ka nisur punën për transferimin e futbollistit Xherdan Shaqiri, duke vënë kontakte zyrtare.
Tifozët e klubit po e presin me padurim ardhjen e një lojtari si Shaqiri, i cili dhe më herët ka qenë i lidhur me Fenerbahcen.
Shaqiri ka kontratën me Lyonin deri në vitin 2024, por duket se klubi francez është i gatshëm ta lirojë shqiptarin.