Përveç mesfushorit shqiptar, Liridon Balajt edhe futbollisti tjetër i klubit Neuchatel Xamax, Liridon Berisha ka marrë çmim në “Golden 11 Aëards”.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Berishës, ku shkroi: SAFP i nderoi këta lojtarë gjatë një eventi të transmetuar në bluewin.ch dhe Blue Sport ku me këtë rast me “Golden 11 Awards” nderohet qendërmbrojtësi ynë Liridon Berisha.
Prandaj Neuchâtel Xamax përgëzon Liridon Berishën për këtë çmim dhe falënderon SAFP për vlerësimin e performancës së tij shumë të mirë.”
Ndryshe, SAFP (Shoqata Zviceriane e Futbollistëve) prej disa vitesh organizon “Golden 11 Aëards” dhe janë vetë lojtarët ata që zgjedhin fituesit.