Federata Ndërkombëtare e Futbolllit, FIFA ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi që të jetë mysafir special në Kampionatin Botëror të klubeve, që zhvillohet nē Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri më 12 shkurt!
Kjo ftesë është në vazhdën e ftesave që presidenti Ademi ka marrë nga FIFA për ngjarje të rëndësishme ndëkombëtare, në të cilat nuk e kanë pasur rastin të jenë të gjithë presidentet e Federatave anëtare të FIFA-së.
Ademi, përveç kësaj, do të ketë edhe takime me federatat e ndryshme.
Është edhe një lajm i mirë për futbollin tonë për praninë e Ademit në këtë ngjarje të madhe.