Futbollisti Dikmen, në minutën e 53-të vulosi fitoren e Konyaspor-it, me rezultat 1:0 kundër Adana Demirspori.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi e ai i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, u paraqitën për Konyaspor-in.
Bytyqi luajti standard e Cikalleshi nga minuta e 69-të.
Endri Çekiçi e ka zëvendësuar Bytyqin në minutën e 90-të.
Nga ana tjetër, portieri Arijanet Muriç, u paraqit standard për Adanën dhe bëri disa intervenime të mira.
Pas javës së 22-të në elitën e futbollit turk, Konyaspor renditet në pozitën e dytë me 42 pilë e ka 8 me pak se lideri Trabzonspor dhe Adana është e gjashta me 34.