Lazio me mund të madh kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra nga Roma pas 120 minutave e mposhti me rezultat 1:0 Udinesen.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua standard, duke u zëvendësuar në minutën e 71-të.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit nga minuta e 80-të, duke pasur të paktën 40 minuta lojë.
Futbollisti Ciro Immobile vulosi fitoren me golin që shënoi në minutën e 106-të.