Juventus do të presë në “Alianz Stadium” Sampdorian për sfidën e Kupës së Italisë, me “zonjën e vjetër” që shihet si favorite për të kaluar në fazën tjetër.
Alegri ka menduar në këtë sfidë të bëjë një rotacion të skuadrës, duke vendosur si titullarë lojtarë që nuk kanë pasur shumë mundësi të luanin këtë sezon.
Në fundjavë Juventus do të përballet me Milanin dhe nuk kërkon të rrezikojë disa lojtarë.
Nga ana tjetër, Sampdoria do të luftojë për gjithçka në këtë sfidë, duke kërkuar surprizën e mbrëmjes.