Skuadra Juventusit pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 4:1 Sampdorinë, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Juve ka treguar lojë shumë më të mirë dhe si fryt i kësaj shënuan edhe fitore të thellë.
Mysafirët nga Genoa nuk patën fuqi që t'i kundërvihen vendasve të disponuar për lojë.
Për Juventusin shënuan Cuadrado (25'), Rugani (52'), Dybala (67') e Morata (77') dhe për Sampdorinë realizoi Conti (63').