Falja kundrejt Milanit për gabimin e arbitrit

Futboll

Falja kundrejt Milanit për gabimin e arbitrit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:03
Falja kundrejt Milanit për gabimin e arbitrit

AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) nuk i ka kërkuar asnjëherë falje Milanit për gabimin e arbitrit Serra në ndeshjen ndaj Specias për episodin e faullit të vërshëllyer për kontaktin Rebiç-Bastoni pa dhënë avantazhin dhe për pasojë golin e shënuar nga Mesias.

Në të vërtetë, zhurma e shkaktuar nga “falja zyrtare” i ka mërzitur shumë arbitrat në radhë të parë Rokin, i cili është dhe dizenjatori i arbitrave italian.

Kryesori Serra, i cili do të jetë sot në sistemin VAR për ndeshjen e Kupës së Italisë midis Sasuolos dhe Kaljarit do të ndalet për të paktën disa ditë.

Një “dënim” në përputhje me ato që u janë shkaktuar arbitrave që janë përgjegjës për gabime të tjera të rënda gjatë sezonit si shembull Mareska në takimin Roma-Milan. Asnjë sanksion shembullor siç kërkoi gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat