Belica: Ndaj Kastriotit, t’i japim vlerë fitores me Egnatian

Futboll

Belica: Ndaj Kastriotit, t’i japim vlerë fitores me Egnatian

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:58
Belica: Ndaj Kastriotit, t’i japim vlerë fitores me Egnatian

Fitorja me Egnatian në transfertë nuk do të kishte asnjë vlerë në Partizanit nuk merr rezultatet e kërkuara në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga kjo e radhës me Kastriotin. Është i qartë në deklaratën e tij Egzon Belica, mbrojtësi i të kuqve, i cili foli edhe për impaktin që ka në kampin e kuq ndryshimi i trajnerit.

“Trajneri Mehmeti ka qenë këtu dhe e njeh mirë ambientin. Ka punuar edhe me parë me shumë prej nesh. Kur vjen diçka e re, pritet që gjërat të ndryshojnë, të bëhen më mirë, Këtë po mundohet të bëjë edhe Tani. Do t’i duhet edhe pak kohë që të bëhen ato që do ai.”

Vazhdimësia e rezultateve: “Sidomos në pjesën e dytë në fitoren 0-3 me Egnatian bëmë një lojë më të mirë. Më shumë mendoj se ka qenë problem psikologjik. Si duket, ka qenë i nevojshëm një lloj ndryshimi. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu, sepse fitorja me Egnatian nuk do të kishte vlerë pa vazhdimësinë e rezultateve.”

Afrimi i Bitrit: “Të gjithë mbrojtësit që janë këtu, janë djem shumë të mirë, ndërsa vlerat e Eneo Bitrit dihen, e njoh personalisht, sepse kemi kaluar disa vite në ekip. Besoj se do të na japë një ndihmë të madhe”

Sfida me Kastriotin: “Atmosferën pozitive e bëjnë fitoret, po mbajtëm ritëm edhe shumë gjëra të tjera do të rregullohen. Në kampionatin tonë nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha duhen vlerësuar. Ashtu do të jetë edhe ndeshja e radhës. Pa fituar ndeshjen e radhës nuk do të kishte vlerë fitorja me Egnatian".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat