Masa e ashpër e Federatës Meksikane

Futboll

Masa e ashpër e Federatës Meksikane

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:28
Masa e ashpër e Federatës Meksikane

Federata Meksikane e Futbollit ka njoftuar se çdo tifoz që kapet duke bërtitur një kor homofobik gjatë ndeshjeve të organizuara prej saj do të ndalohet nga stadiumet për pesë vjet. Tifozët që blejnë bileta do të duhet të regjistrojnë të dhënat personale dhe të paraqesin një kod në hyrje. Prania e forcave të sigurisë në ndeshjet e kombëtares do të rritet në përpjekje për të siguruar që kushdo që dëgjohet duke shqiptuar korin fyes do të përjashtohet dhe skualifikohet.

Masa në fjalë është ndërmarrë në kuadër të lëvizjes së fundit të Federatës meksikane për të eliminuar koret kundër portierëve kundërshtarë, që kanë detyruar FIFA-n të vendosë sanksione të shumta.

“Ne nuk mund të tolerojmë akte diskriminuese. Ne nuk mund të luajmë në stadiume bosh. Ne u bëjmë thirrje tifozëve tanë të marrin këto masa,” – tha presidenti i Federatës së Futbollit të Meksikë, Yon De Luisa, gjatë një konference për shtyp. – “Nuk është një masë që synon shmangien e rishitjes së biletës, por pa dyshim që do të ndikojë në këtë. Tani tifozët, pavarësisht se kanë biletë, duhet të regjistrohen për të hyrë”.

Kori homofobik u shfaq që në vitin 2003, gjatë një turneu paraolimpik, në Guadalajara. Ai u përhap gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil dhe i ka kushtuar Federatës Meksikane më shumë se një duzinë sanksionesh, pavarësisht fushatave që u kërkonin tifozëve të shmangnim këtë sjellje raciste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat