Skuadra e Renovës do të forcojë edhe më shumë mesfushën, duke angazhuar futbollistin nga Kroacia.
Bëhet fjalë për Amir Kahrimanoviq, i cili luan në pozitën e mesfushës dhe është 22 vjeçar, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit të Drava-s në Slloveni.
Mesfushori kroat ka luajtur për Volsburgun, Dubrava, Sasvete, Studenski Grad dhe kategoritë e reja të Dinamo Zagrebit.
Skuadra e Renovës, deri më tani ka promovuar vetëm Fisnik Zukës si përforcimi i ri në merakton e dimrit, ndërsa nga skuadra është larguar vetëm Argjent Gafuri.