Ballkani nga Theranda kompleton stafin e trajnerëve.
Ilir Daja, kryetrajner, ka mision të qartë: TË luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.
“Klubi i Ballkanit njofton se është kompletuar stafi teknik, i cili ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës drejt objektivave që ne kemi! Pasi u emërua në krye të stolit Ilir Daja, klubi ju prezanton pjesëtarët e tjerë të stafit që kryetrajneri do të ketë në krah.
Ndihmësit e trajnerit Ilir Daja do të jenë Artim Pollozhani dhe Edon Gashi teksa Alban Shala do të mbajë pozicionin e trajnerit kondicional. Portierët do të përgatiten nga trajneri Labinot Qosa.
Klubi i Ballkanit i uron stafit teknik punë të mbarë dhe të suksesshme”, njofton KFC Ballkani.