Trajneri gjerman është i lumtur që futbollisti francez mund të bisedojë me klubet tjera qysh tash
Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ia ka hapur përfundimisht dyert e largimit Paul Pogbas.
Mesfushori francez është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.
Dhe, trajneri gjerman ndihet i lumtur që kampioni i botës me Francën nga ky muaj do ta ketë mundësinë të bisedojë me klubet tjera.
Ish-futbollisti i Juventusit pritet ta bëjë largimin e dytë nga “Old Trafford” dhe atë si lojtar i lirë.
Ai nuk është i interesuar për ta vazhduar kontratën me klubin nga “Teatri i Ëndrrave”.
Prandaj, prej tash mund të bëjë parakontratë me klubet jo-angleze.
Interesim për përfaqësuesin francez kanë shfaqur klubet si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe ish-klubi i tij, Juventus.
Eksperienca e dytë e Pogbas në Man United në përgjithësi ka qenë dëshpëruese.