Xavi: Dembele mund të largohet menjëherë

Futboll

Xavi: Dembele mund të largohet menjëherë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:25
Ousmane Dembeles

Largimi i Ousmane Dembeles nga Barcelona duket se po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Të martën, agjenti i francezit bëri të ditur se klubi po i bën presion lojtarit për të vendosur nëse dëshiron ta vazhdojë kontratën ose të vendosë të largohet menjëherë dhe se kjo është një situatë që aspak nuk po i pëlqen lojtarit.

Një situatë të tillë sot e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez i cili ka thënë se klubi është duke pritur vendimin e menjëhershëm të lojtarit mbi atë se çfarë do të vendosë për të ardhmen e tij.

Në nuk mund të presim për Dembelen. Ose duhet të rinovojë ose zgjidhje për shitjen e tij duhet të gjindet menjëherë.”, tha Xavi.

“Mesazhi është i qartë. Dembele duhet të nënshkruajë kontratë të re, ose mund të shitet në janar. Nuk ka rrugë tjetër”, bëri të qartë Xavi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat