Rinovimet e kontratave te Barcelona - çështje e rëndësishme

Futboll

Rinovimet e kontratave te Barcelona - çështje e rëndësishme

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:47
Xavi

Rinovimet e kontratave te Barcelona janë një çështje e rëndësishme dhe trajneri Xavi Hernandes së fundmi ka folur për situatat me Ousmane Dembele dhe mbrojtësin Ronald Araujo.

“Ne nuk mund të presim për Ousmane. Ose rinovon kontratën, ose duhet gjetur menjëherë zgjidhja për ta shitur. Nuk mendoj ta dërgoj në tribunë. Ai thotë se dëshiron të qëndrojë, por më pas nuk firmos.

Mesazhi është i qartë. Ousmane Dembele duhet të nënshkruajë një kontratë të re ose ne të gjejmë një mënyrë për ta shitur në janar. Nuk ka rrugë tjetër. Unë gjithashtu nuk  e kuptoj se si menaxheri i tij flet në këtë mënyrë, nga ana tjetër Dembele thotë se dëshiron të qëndrojë. Nuk arrij ta kuptoj”.

“E ardhmja e Ronald Araujo? Rinovimi me të është prioritet për Barcelonën. Ai është një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Për ne është e rëndësishme të arrijmë një marrëveshje sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat