Skuadra gjilanase e ka përfunduar me sukses testin e parë në Antalia, ku është ballafaquar me skuadrën austriake Floridsdorfe.
Drita triumfoi me rezultat 2:0 përballë skuadrës që luan në Ligën e Dytë të Austrisë, derisa shënuan Simonovski e Muharrem Jashari.
“Ka përfunduar ndeshja e parë kontrolluese me ekipin austriak. Të gjithë lojtarët u aktivizuan nga 45minuta në përjashtim të Cuculit dhe Brojës të cilët e zhvilluan komplet ndeshjen.
Ndeshja dytë kontrolluese zhvillohet me date 23 janar”, ka shkruar KF Drita.