Shkurtajt firmos dhe prurja e re nga Partizani!
Kukësi nuk di të ndalet në merkato.
Pasi blenë Vasil Shkurtajn, klubi ka afruar dhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për Filip Gligorov.
Mbrojtësi i djathtë është blerja më e re e klubit dhe u transferua nga skuadra e Partizanit, me të cilët luajti 6 muajt e fundit. 26 vjeçari ka luajtur dhe me Vllazninë në të kaluarën dhe eksperienca e tij do ta ndihmojë Kukësin në këtë pjesë të mbetur të sezonit.