Dukagjini mposhtet nga skuadra zvicerane

Futboll

Dukagjini mposhtet nga skuadra zvicerane

Nga: K.G. Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:43
Dukagjini mposhtet nga skuadra zvicerane

Dukagjini nga Klina ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën zvicerane, Yverdon.  

Një ndeshje e mirëseardhur për të dy ekipet, të cilën e ka fituar ekipi zviceran me rezultat 3:0. 

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka pa formën e secilit lojtarë. 

“Ndeshja e parë miqësore ne fazën përgatitore ne Antalia, përfundon me humbje.

Skuadra e Yverdon-it, nga liga e dytë ne kampionatin Zviceranë triumfon me rezultatin 3:0. Gjatë qëndrimit ne Turqi do të zhvillohen edhe disa ndeshje tjera, për të cilat do të njoftoheni”, njofton Dukagjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat