Lajmi nga Spanja frikëson Milanin!
Sipas gazetarit spanjolll Gerard Rromro, Barcelona e Joan Laporta-s ka vënë në shënjestër Theo Hernandez për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, që aktualisht mbulohet akoma nga Jordi Alba, i cili është pak përpara me moshën.
Presidenti i katalanasve mund të vihet në lëvizje për yllin e Milan-it, i cili akoma nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Drejtorit të Barçës, Mateu Alemany, i pëlqen gjithashtu edhe Jose Gaya, kapiteni i Valencia-s.