Gabimi i kryer nga gjyqtari Marko Serra gjatë sfidës Milan-Specia shkaktoi shumë polemika dhe tërhoqi vëmendjen e shumë mediave dhe jo vetëm.
Gjithsesi lojtarët e Milanit i dolën në krahë gjyqtarit duke u munduar ta ngushëllojnë. Gjithashtu ata shkuan drejt tij në fund të takimit për ta bërë të ndihet më mirë.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, Zlatan Ibrahimoviç i tha Serras: “Të gjithë gabojnë”.
Dhe lojtari tjetër i Milinat, Teo Hernandez i tha: “Edhe unë humba një penallti sot”, për t’i ulur sado pak ndjenjën e fajit 39-vjeçarit.