Feronikeli nga Drenasi po përjeton ditët më të vështira në 22 vitet e pasluftës.
‘Nikli’ është zhytur në krizë të thellë.
Gazetari sportiv, Besim Kajtazi, mendon se skuadra duhet të gjej forcë.
“Shpëtimi nuk është mision i pamundshëm!
Tre herë kampioni i Kosovës , fituesi i trefishtë e Kupës së Republikës dhe i një superkupe, Ferronikeli nga Drenasi në edicionin e fundit të garave në BKT Superligën e Kosovës është katandisur si është më së keqi, duke u renditur në pozitën e fundit të renditjen tabelore.
Kriza financiare që e ka kapluar skuadrën drenicase, pas dorëheqjes së kryetarit Naser Rama, e la edhe pa a shumë futbollistë cilësorë, që ndërruan mjedisin..
Nëse është i vërtetë lajmi se skuadra vazhdimin e stinorit pranveror do ta bëjë më futbollistë juniorë, ky është një hap i gabuar, ose thënë më troç dorëzim para gjendjes ekzistuese.
Skuadra duhet të gjej forcë që ta tejkalojë këtë krizë dhe shpëtimi i skuadrës nga shpërbërja dhe rënia nuk është mision i pamundshëm...
Nuk është mirë që një skuadër me një histori të shkurtër dhe ta pasur t’i lihet stihisë...
Prandaj, tash si kurrë më parë kërkohet një mobilizim i përgjithshëm i strukturave të skuadrës kampione, që të nisin urgjentisht rimëkëmbjen dhe të rikthehen aty ku e kanë vendin, në majat e elitës së futbollit të Kosovës, natyrisht sivjet me synimin e qartë për të shpëtuar nga rënia...”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.