Vëllaznimi nga Gjakova vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit.
Gjakovarët përforcohen me mesfushorin nga Elbasani Dejvi Bilali.
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Mesfushorin Dejvi Bilali nga Elbasani.
Dejvi në të kaluarën ishte pjesë e KF Teuta - Durrës, KF Vllaznia - Shkodër, KF Dinamo - Tirana dhe së fundmi ishte pjesë e KS Besa – Kavajë”, njofton KF Vëllaznimi.