Rivali kryesor i Real Madridit në luftën për titull në La Liga Sevilla sonte do të ballafaqohet me kundërshtarin e papërshtatshëm Valencian.
Sevilla do të luajë në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme për shkak se disa lojtarë janë të angazhuar në Kupën e Afrikës.
“Andaluzianët” janë duke luftuar për titull në këtë edicion dhe kanë pesë pikë më pak se Real Madridi që e kryeson renditjen tabelare.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Mestalla” me fillim nga ora 21:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Valencia: Cillessen, Thierry, Musah, Hugo, Guedes, Diakhaby, Gaya, Alderete, Duro, Foulquier, Cristhian
Sevilla: Diaz, Montiel, Rekik, Carlos, Acuna, Fernando, Olivier, Rakitic, Gomez, Ocampos, Mir