Ndeshja e parë më 24 mars ndaj Maqedonisë së Veriut, më pas nëse arrihet një sukses ndaj ballkanasve, ndeshja vendimtare e 29 marsit kundër fituesit mes Portugalisë dhe Turqisë.
Aty fillon kualifikimi i Italisë për Botërorin e Katarit 2022. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ka deklaruar se rezultatet e Mançinit me Italinë nuk janë të lidhur me një rezultat të vetëm pas pyetjes së drejtuar nëse do të shkarkohet nëse nuk arrihet kualifikimi për në Botërorin e këtij viti në Katar:
“Ne do ta vlerësojmë së bashku, por rruga e Mançinit nuk është e lidhur me një rezultat të vetëm, ai ka rinisur imazhin e ekipit kombëtar. Jam i sigurt në zgjedhjet që do të bëjë.
Askush në vitet ’90 nuk besonte në epokën e re të tre pikëve për fitore dhe përkundrazi funksionoi.
Tani është koha për të provuar play-off-in. Në Serinë B dhe Lega Pro janë garanci për shikueshmëri dhe sukses, do të ishte gabim të mos i testonim në elitë.”, përfundoi Gravina.