Pierre-Emerick Aubameyang konsiderohet si një largim i sigurt nga skuadra e Arsenal pas të gjithë problemeve që ai ka pasur së fundmi me klubin.
Sipas Daily Express, në derën e “Topçinjve” ka trokitur një klub nga Arabia Saudite.
Bëhet fjalë për Al Nassr. Sipas medias ishullore, Arteta është i gatshëm të heqë dorë menjëherë nga shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar, por problemet e fundit kardiake që Aubameyang ka shfaqur i kanë detyruar klubet që blerja përfundimtare të bëhet në fundin e sezonit.
Al Naasr ka kërkuar fillimisht një huazim të thjesht gjashtë mujore dhe më pas blerjen përfundimtare të lojtarit për 8 milionë euro.
Gjithsesi ai kërkohet edhe nga Juventusi dhe Borussia Dortmund, dy ekipe që mund të ndërhyjnë për të prishur planet e Al Nassr.