Gjilani po vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ku ka aranzhuar deri më tani katër ndeshje miqësore.
Kampioni vjeshtor do të luajë ndeshjen e parë më 21 janar ndaj Yverdon-Sport FC.
Pas dy ditësh më 23 janar, kundërshtar I radhës për Gjilanin do të jetë FC Chayka Peschanokopskoye.
Dy ndeshjet e fundit janë kundër dy emrave të njohur si FC Shakhter Karagandy nga Kazakistan me 2 janar dhe Gaziantep më 29 janar.
Gjilani po mbush bateritë që të vazhdojë luftën në Superligë në shkurt.