Manchester United vendos rekord historik

Futboll

Manchester United vendos rekord historik

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Manchester United është bërë skuadra e parë në Premierligë që ka shënuar 300 fitore si mysafir në të gjitha garat.

“Djajtë e Kuq” dje triumfon me rezultat 1 – 3 ndaj Brentfordit, falë golave të Anthony Elanga, Mason Greenwood dhe Marcus Rashford.

Me këtë fitore ndaj “Bletave”, Man Utd është bërë skuadra e parë që regjistron 300 fitore si mysafir.

Pas Man Utd për këtë rekord, renditët Chelsea me 259 fitore si mysafir, ndjekur nga Arsenal me 246 dhe Liverpool me 239.

Në total, United ka fituar pesë nga nëntë ndeshjet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat