Chelsea është i interesuar për të rikthyer në skuadër sulmuesin Eden Hazard, por vetëm nëse Real Madrid zbret çmimin e kërkuar.
Pavarësisht që belgu ishte yll botëror në “Stamford Bridge”, koha te “Los Blancos” nuk ka qenë fare e duhur, pasi mori lëndime të shpeshta dhe humbi formën e mëhershme.
31-vjeçari ka qenë titullar gjashtë herë këtë edicion dhe tetë herë si inkuadrues këtë edicion, derisa Reali është i hapur për shitjen në rast që ofrohet çmimi i duhur.
Është raportuar më herët që Newcastle United kishte ofruar 40 milionë euro, por që u refuzua nga Reali.
Sipas El Nacional, Chelsa do provojë transferimin e Hazard, por nuk do provojë të paguajë mbi 21 milionë funte.
Hazard raportohet se dëshiron qëndrimin te Real Madrid deri në verë dhe pastaj do vlerësojë ofertat.