Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për situatën e sulmuesit Ousmane Dembele. Francezit i skadon kontrata në verë dhe raportohet se nuk do rinovojë, kësisoj Çavi ka kërkuar që ta shesin në këtë afat dimëror.
Tani edhe Alemany ka bërë me dije që i kanë kërkuar Dembeles të largohet sa më parë të jetë e mundur, derisa ka zbuluar se lojtari ka refuzuar disa oferta.
“E kuptojmë që vendimi i Dembele është të mos vazhdojë dhe vendimi ynë është komunikuar për të.
Duam lojtarë besnik dhe i kemi thënë që të largohet sa më parë të jetë e mundur. Në gjashtë muaj kemi bërë disa oferta për Dembelen. Vendimi i trajnerit është i qartë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Dembele nuk është ftuar për takimin e sotëm ndaj Bilbaos.