Sava Radiç është emër i ri te skuadra e Struga Trim Lum.
Mesfushori vjen nga skuadra e Akademia Pandevit dhe në ditët në vazhdim do të promovohet te skuadra strugane, e cila forcon mesfushën në pjesën pranverore të sezonit në Ligën e Parë.
Mesfushori serb, kishte minutazhin solid në radhët e skuadrës së Akademia Pandevit, mirëpo drejtuesit e skuadrës nga Strumica vendosën që të ndërprejnë bashkëpunimin. Pas këtij akti, mesfushori serb iu drejtua skuadrës strugane dhe pjesën tjetër të sezonit do të vesh fanellën e Struga Trim Lum.
Kujtojmë se 23 vjeçari, më parë ka veshur fanellën e skuadrave të Beçejit, Çukariçkit, Baçkës dhe së fundit Duboçicës, para se të kalojë në radhët e skuadrës në Strumicë.