Pas lajmeve të djeshme se Enis Bardhi mund të vazhdojë karrierën te Real Sociedad, sot është një informacion tjetër.
Klubi i madh italian Milani po e përgatit një ofertë në janar për shqiptarin.
“Rosonerët” raportohet se do të ofrojë 5 milionë euro për shërbimet e mesfushorit që mund të largohet si lojtar i lirë në qershor, ndërsa spanjollët informojnë se Levante ka kërkuar 9 milionë.
Informacionet thonë se mes të interesuarve është edhe Torino, ndërsa interesim ka edhe nga Olympique Marseille, por Milani tashmë po përgatit një ofertë që do t'i dërgohet Levantes.