Manchester Utd është skuadra e parë në Premierligë që ka shënuar 300 fitore si mysafirë, në të gjitha garat. “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 1:3 ndaj Brentfordit, falë golave të Entoni Elanga, Mejson Grinvud dhe Markus Rashford.
Me këtë fitore ndaj “Bletave”, skuadra e Manchester Utd është bërë skuadra e parë që regjistron 300 fitore si mysafirë.
Pas “Djajve të Kuq”, renditët Çellsi me 259 fitore si mysafirë, i ndjekur nga Arsenali me 246 dhe Liverpulli me 239.
Në total, Manchester Utd ka fituar pesë nga nëntë ndeshjet e fundit/