Futbollisti Edon Zhegrova, anëtar i Kombëtares së Kosovës dhe para pak ditëve nga Baseli ka kaluar në petkun e kampionit në fuqi, Lille.
Zhegrova ende nuk ka debutuar në ekipin e Lilles, por pritet së shpejti të bëjë këtë.
Media e madhe zvicerane “Blick” ka shkruar një shkrim të gjatë për Zhegrovën, por ka dhënë edhe një informacion interesant.
Sipas informacioneve të “Blick”, ”22-vjeçari merrte rreth 50 mijë franga në muaj.
Pagat që në thelb do të jenë një gjë e së kaluarës në Basel”.