Omar Imeri do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e FC Shkupit.
Futbollisti 22 vjeçar vjen në Çair si futbollist i huazuar dhe do të forcojë FC Shkupin në garën për titullin kampion.
Imeri ishte pjesë e skuadrës Bodrumspor në Turqi, ndërsa më parë ishte pjesë e Antaliasporit, pas largimit nga Shkëndija.
Kujtojmë se Omar Imeri ishte pjesë e FC SHkupit, edhe atë në moshat e reja, ndërsa shihet si një përforcim që mund të luajë si zëvëndësim për Ali Adem, i cili u rikthye te skuadra e Arisit, pasi që qëndroi një vit si huazim të skuadra nga Çairi.