Ardian Kozniku është ndihmëstrajner në klubin Al-Arabi, kampion i Kuvajtit!
Ai së bashku me kroatin Ante Mishe e kanë udhëhequr me sukses këtë ekip.
Legjenda e futbollit të Kosovës dhe atij kroat, Kozniku, është nderuar me medalje nga princi i Kuvajtit.

Ardian Kozniku
“Kënaqësi kur ta pranosh nga Princi i Kuvajtit këtë medalje”, shkruan Kozniku.
Duhet kujtuar se, Kozniku me Kroacinë është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë.