Ferizaj nuk ndalet me përforcime, kësaj radhët përforcohet me një futbollist nga Belgjika.
Drilon Sadiku nga Waasland-Beveren vjen në FC Ferizaj, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Ferizajasit aktualisht renditen në vend të dytë me 25 pikë.
“Drilon Sadiku nënshkruan me FC Ferizaj.
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadikun.
Sadiku është bashkuar me klubin tonë, nga skuadra e njohur Belge, Waasland-Beveren, e cila është pjesë e superligës së Belgjikës.
Sadiku ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Europë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.
Klub jonë i uron Drilonit suksese me skuadren tonë”, njofton FC Ferizaj.