Po bëhet gjithnjë e më e qartë një largim i menjëhershëm i futbollistit Xherdan Shaqiri nga Olympique Lyon.
Sipas informacioneve të “Sky”, 30-vjeçari është në bisedime me disa klube evropiane dhe për këtë arsye nuk përjashtohet një rikthim në Bundesliga I në këtë afat kalimtar.
Megjithatë, deri më tani nuk jep ndonjë emër konkret.
Lojtari i kombëtares zvicerane, i cili verën e kaluar kaloi nga Liverpooli në klubin e divizionit të parë francez, për një shifër prej 6 milionë eurosh, është lënë jashtë fushës nën drejtimin e trajnerit Peter Bosz.