Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, me ekipin e tij, Kasimpasa, sonte befasuan me lojë e rezultat gjigantin turk, Galatasaray.
Kaasimpasa triumfon në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Galatasarayt, në ndeshjen që zhvillua në stadiumin "Nef" në Stamboll.
Hadërgjonaj u paraqit nga minuta e parë.
Për Kasimpasa-n shënuan Donk (45+3'), Bozok (60'), Varga (90+5') dhe për Galatarasayn realizoi Dervisoglu (39').
Pas javës së 22-të në elitën e futbollit turk, Galatasaray është në vend të 13-të me 27 pikë e Kasimpasa e 15-ta me 24.