Ish futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli, i bashkohet Shtabit Teknik të Prishtinës.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të FC Prishtina.
“FC Prishtina e ka kompletuar edhe stafin e trajnerëve.
Ndihmës i kryetrajnerit Abdulah Ibrakoviq do të jetë edhe Arsim Prepolli, i cili erdhi te Prishtina me insistimin e trajnerit boshnjak.
Prepolli ka përvojë si trajner edhe te skuadra tjetër nga kryeqyteti kosovar, Flamurtari, si dhe në një shkollë private futbolli me grupmosha të reja.
Ai është ndër futbollistët nga Kosova që ka shkëlqyer në vitet 2000-2010 duke luajtur edhe te Prishtina e disa skuadra të tjera në Kosovë, teksa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Slloveni, Austri e Iran.
Familja “bardhëekaltër” i dëshiron mirëseardhje dhe punë të mbarë Arsim Prepollit”, njofton FC Prishtina.