Trajneri gjerman konfirmon se ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës
Trajneri gjerman, Christoph Daum ka konfirmuar refuzimin e ofertës së Kosovës.
Në një intervistë të gjermanit, ai ka konfirmuar se ka refuzuar një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për tu bërë trajner i “Dardanëve”.
“Së fundmi kam marrë një kërkesë nga Kosova për tu bërë trajner i kombëtares. Gjë që do të kishte qenë interesante, por si kërkesat nga Holanda dhe Belgjika, unë refuzova”, tha 68-vjeçari.
“Jam i vetëdijshëm që me njohuritë dhe përvojën time mund të jem një ndihmë e vlefshme për disa klube për të arritur objektivat që kanë vendosur. Por vetëm të kesh një punë dhe të mbash një ekip në ligë – që sigurisht është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm – nuk është më sfida e duhur për mua”.
Daum ka qenë trajner i disa ekipeve evropiane në të kaluarën, si Kon, Stuttgart, Leverkusen, Besiktas, Fenerbahce e Frankfurt.