Athletic Bilbao është në çerekfinale të Kupës së Mbretit!
Barcelona as në tokë as në qiell, pas 120 minutave eliminohet nga Kupa, duke i zhgënjyer dashamirët e saj.
Në stadiumin “San Mames” në Bilbao, 37287 shikues, panë lojë të bukur, me raste por një Bilbao që tregoi zemër të madhe deri në frymën e fundit, 120 minuta lojë.
Në 4 minutat e fundit të takimit të kohës së rregullt, Bilbao kalon në epërsi (2:1) me golin që ka shënuar Inigo Martinez.
Një tollovi para portës së katalunasve, Martinez shënoi, por u desh edhe ndihma e VAR-it dhe goli pranohet.
Kur të gjithë menduan se gjithçka mori fund, në minutën e 90+3, Pedri nga rreth 12-13 metra shënon për 2:2, duke e dërguar sfidën në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Pas vazhdimeve Bilbao ngadhënjeu me 3:2 dhe kualifikohet.
Për Bilbaon shënuan Muniain (2' e 105’-nga penalltia), Martinez (86') dhe për Barcelonën Torres (20'), Pedri (90+3').
Iker Muniain shënoi dy gola për Bilbaon dhe është prej më të merituarve për kualifikim.
Në çerekfinale janë kualifikuar: Valencia, Vallecano, Cadiz, Real Madrid, Sociedad, Betis, Mallorca dhe Athletic Bilbao.